Reali i afrohet Barçës

14/02/2011 08:15

Edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e dytë, Real Madrid ka mposhtur 0-1 Espanjolin duke zbritur në 5 pikë diferencën me Barcën kryesuese.

Ekipi i Mourinhos e nisi keq ndeshjen pasi iker Casillas ndëshkohet me të kuq duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.

Kjo gjë nuk u shfrytëzua nga Espanjol, skuadër e cila u mposht nga supergoli i Marcelos në pjesën e parë.

Madrilenët kishin raste të tjera shënimi, por Adebayor shpërdoroi shumë raste të pastra shënimi.

Top Channel