Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nisur takimin në Presidencë me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Kuy takim është bërë me kërkesë të presidentit Topi në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit.
Kreu i shtetit është shprehur i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu siç i ka dekretuar muaj më parë.
Nuk dihen cilat do të jenë kërkesat që kreu i shtetit do t’i parashtrojë ambasadorit Wollfarth, por ky vullnet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale brenda datës së dekretuar, shkon në të njëjtën linjë me atë të partnerëve ndërkombëtarë.
Prej disa javësh tre nga anëtarët në pakicë në KQZ-së, që janë propozuar nga opozita, nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së. Kurse Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat për anëtarët e KZAZ-ve, që jane komisionet e zonave të administrimit të zgjedhjeve.
Top Channel