Matri ndal Interin

14/02/2011 08:05

Matri i ka dhuruar fitoren 1-0 Juventusit në derbin e 156 italian përballë Interit. 

Ish-sulmuesi i Cagliarit, shndërroi në gol një gabim të Cordoba në zgjedhjen e kohës për të hequr topin nga zona e Interit.

3 gola të tij në 2 ndeshjet e fundit i kanë dhënë mundësinë Juves të marrë 6 pikë dhe për më shumë të rifutet në luftë për vendin e 4 në klasifikimin e Serie A.

Interi i Leonardos u tregua i pafuqishëm të reagojë pas pësimit të golit, pasi mbrojtja e Juves nuk i la asnjë hapësirë të lirë dy lojtarëve kyç ziklatër, Shnajder dhe Eto’o.  Në gabimin e vetëm të juventinëve, sulmuesi kamerunas nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë por e shënjestroi atë në tranversë.

Kjo humbje i mban kampionët në fuqi në vendin e katërt, por tashmë 8 pikë larg Milanit kryesues.

Top Channel