Massa: Dua të drejta të barabarta

14/02/2011 21:55

Piloti brazilian i Formulës 1, Felipe Massa, shpreson që Ferrari t’i rezervojë një trajtim të barabartë me shokun e tij të skuadrës, Fernando Alonso.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “La Stampa”, braziliani deklaroi: “Skuadra nuk mund të bazohet vetëm tek një pilot, pasi duke e bërë këtë, do t’i mohonte vetes mundësinë për të luftuar në dy fronte për kampionatin”.

Massa është i sigurt që mund të kthejë faqen pas një sezoni të dobët 2010, ndërsa theksoi se përdorimi i gomave Pirelli në vend të atyre Bridgestone, favorizoi shokun e tij të skuadrës në kampionatin e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA