Beckham, nuk qëndron vetëm për Shën Valentin
14/02/2011 18:40
Pasi shijoi një fundjavë futbolli në Manchester, David Beckham morri një avion që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, për t’iu bashkuar Victoria-s në ditën e Shën Valentinit, në Nju Jork.
Bashkëshortja shtatzanë e ish-kapitenit të kombëtares angleze ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa detyrime publicitare, por “Spice Boy” nuk mund të kalonte i vetëm ditën e shënuar të të gjithë të dashuruarve.
Sipas asaj që kishte mundur të zbulonte “The Sun”, ai kishte prenotuar që më parë një darkë romantike në një restorant të Manhatanit, nën dritën e qirinjve.
Më pas, Beckham besohet se do të shkojë në urën e Bruklinit, e cila shërbeu si frymëzim për fëmijën e parë të çiftit.
Top Channel