Trazirat zhdukin Faraonin Tutankhamun

13/02/2011 18:00

Ajo që shumë historianë e arkeologë i druheshin gjatë protestave 20 ditore në Kajro, ka ndodhur. Rreth 18 objekte të lashtësisë egjiptiane, janë zhdukur nga muzetë vendase.

Zyrtarët vendas dhe egjiptologë ndërkombëtarë, japin alarmin se mes 18 objekteve të zhdukura është edhe statuja Faraonit Tutankhamun, një prej faraonëve më mistikë të antikitetit egjiptian. Ata shprehen se ky është bilanci paraprak pasi verifikimet e objekteve antike vazhdojnë në të gjithë vendin.

Ndërkohë, situata në vend, paraqitet disi me e qetë. Ushtria po tenton të bindë protestuesit të braktisin sheshin Tahrir për t’iu rikthyer normalitetit në vend, ndërsa Komiteti i Lartë Ushtarak, ku raporton edhe qeveria vendase, njoftoi se do të mbajë pushtetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve në muajin shtator.

Top Channel