Superliga, Flamurtari nuk gabon

13/02/2011 16:25

Flamurtari ka fituar 2-0 edhe ndaj Vllaznisë, merr fitoren e 5 radhazi në kampionat dhe rikthen sërish diferencën prej 7 pikësh me rivalët e Skënderbeut.

Në fillim të ndeshjes u mendua se skuadra e Josës do të ishte ajo që do të ndalte hovin e Flamurtarit, por shkodranët nuk bënë gjë tjetër vecse pranuan supremacinë e vlonjatëve, nga të cilët janë munduar edhe në Loro Borici në fazën e parë.

Sabino Plaku me golin e tij në minutyën e 36 ishte ai që zhbllokoi rezultatin. edhe në pjesën e dytë kontrollin e lojës e kishte në dorë Flamurtari, pasi Vllaznia nuk ishte në gjendje as të reagojë.

Në të 68 minutë, Ahmataj shndërron në gol një top të marrë nga Plaku, duke vulosur dhe fitoren e vlonjatëve të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 35 pikë.

Ardhja e trajnerit Misho Kërsticevic nuk ka sjellë ndonjë ndryshim te skuadra e Tiranës, të paktën për këtë javë. Bardheblutë kanë marrë 1 pikë në Durrës pas barazim pa gola me Teutën.

Barazimi i tretë radhazi e mban Tiranën në vendin e 4 me 32 pikë, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 23 pikëve, duke iu shkëputur fundit të klasifikimit që mbahet nga Bylisi dhe Elbasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA