Lacio fiton në transfertë, Palermo “kapitullon”

13/02/2011 17:10

Lacio fitoi në transfertë ndaj Breshias me rezultatin 0-2 duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë që e ngjisin për momentin në vendin e tretë me 45 pikë.

Bardhekaltërit shënuan nga një gol për secilën pjesë, fillimisht me Gonzales në minutën e 17 e më pas me Kozak në minutën e 58.

Po në transfertë Fiorentina ka shkatërruar Palermon me rezultatin 4-2. Sicilianët, të nisur si favoritë në këtë sfidë, kaluan të parët në avantazh, që në minutën e 7 me anë të talentit argjentinas, Havier Pastore. Golit të Pastores iu përgjigj Xhilardinjo në minutën e 36 duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

3 minuta nga nisja e pjesës së dytëm Nocerino kalon sërish vendasit në avantazh. Miqtë kundërpërgjigjen në minutën e 70 me Kamporezen e kalojnë në avantazh për herë të parë në këtë sfidë falë autogolit të Bovos 8 minuta më pas. Në minutën e 88 Montolivo vulos rezultatin në 2-4.

Cezena u mposht në fushën e saj me rezultatin 0-3 nga Udineze. Në këtë sfidë sulmusi shqiptar, Erjon Bogdani luajti të 90 minutat.

Në ndeshjet e tjera, Sampdoria fitoi 3-1 ndaj Bolonjës, Kaljari mundi 4-1 Kievon ndërsa Bari me Xhenoan u nda në barazim pa gola.

Supersfida e mbrëmjes mes Juventusit dhe Interit, që do të luhet në Torino, mbyll këtë javë të Serisë A.

Top Channel