Emigrantët, BE: Gati të ndihmojmë Italinë

13/02/2011 19:20

Europa shprehet e bashkuar për t’i ardhur në ndihmë Italisë për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut, sidomos nga Tunizia e Algjeria.

“Komisioni është në kontakte të shpeshta e të ngushta me autoritetet italiane dhe gati për t’i ndihmuar ato”, deklaroi zëdhënësja e Komisioneres për punët e brendshme, Cecilia Malmstrom.

Malmstrom ka patur një telefonatë me Ministrin e Brendshëm italian, Maroni ku ka shprehur dijeninë për situatën e jashtëzakonshme që po kalon Italia për shkak të fluksit të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika e Veriut, Tunizia e Algjeria, vende këto të përfshira nga trazira politike.

Top Channel