Egjipt, ushtria çmonton tendat
13/02/2011 11:25
Shefi i policisë ushtarake egjiptiane u ka thënë manifestuesve të largojnë tendat të cilat që prej 15 ditësh janë bërë simboli i protestave në sheshin Tahrir, në të cilin gjenden aktualisht 2000 manifestues.
“Ushtria kërkon “të vrasë” revolucionin”, ka thënë Abu Tasneem, profesor frengjishteje në Aleksandri.
Ndërkohë, mësohet se qeveria egjiptiane, e nominuar kur Mubarak ishte ende në detyrë, do të qëndrojë gjatë këtij tranzicioni politik.
Top Channel