Barcelona ndal vrullin në Gijon

13/02/2011 08:40

Sporting Gijon ka ndalur vrrullin e Barcelonës, duke barazuar 1-1 në këtë javë të Primera Division.

Kanë vuajtur katalanasit në pjesën e parë ku e kanë parë dhe veten në disavantazh që në minutën e 16-të pas një kalimi diagonal të Barre.

Në pjesën e dytë është krejtësisht një lojë tjetër, por ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve kanë neutralizuar yllin e saj argjentinas, Lionel Mesi. Gjithsesi është ai që gjen një hapësirë në fundin e takimit për të dhënë një asist për David Vijën i cili barazon shifrat në një mënyrë të atillë, për t’i treguar të gjithëve se janë ata skuadra më spektakolare jo vetëm në Spanjë, pavarësisht këtij barazimi që i mban ata në vendin e parë në kuotën e 62 pikëve 8 më shumë se Rali i Madridit.

 

Top Channel