Ushtria i ndalon Mubarak-ut udhëtimet

12/02/2011 14:10

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura të Egjiptit lajmëroi se presidentit Hosni Mubarak dhe besnikëve të regimit të tij, u është komunikuar se nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi.

Deklarata u bë gjatë mesditës në televizionin shtetëror, por ndërkohë mungojnë shpjegime për hapat e mëtejshme që do të ndërmarrë për normalizimin e situatës Këshilli i Lartë, organizëm që tashmë drejton virtualisht të gjitha funksionet e vendit.

Pas rrëzimit të regjimit Mubarak, 84 milion egjiptianët presin të mësojnë se kur do të jenë zgjedhjet ardhshme, si do të drejtohet vendi deri atëherë apo çfarë projektesh do të zhvillohen në vend.

82-vjeçari Mubarak, pas komunikimit të dorëheqjes në pasditen e djeshme, ndodhet duke pushuar në rezidencën e tij në Sham el Sheik, së bashku me familjarët dhe të afërm të tjerë.

Top Channel