Superliga, Dinamo vazhdon të zhgënjejë

12/02/2011 15:30

Dinamo vazhdon në serinë e rezultateve zhgënjyese, duke barazuar pa gola me Kastriotin në kryeqytet, në një ndeshje të vlefshme për javën e 20 të Superligës Shqiptare.

Në javën e shkuar, dinamovitët u mposhtën në Ballsh nga Bylisi i përfshirë në luftën për mbijetesë, ndërsa dy javë përpara u mundën nga Tirana në derbin e kryeqytetit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në drekë, Besa fitoi vetëm në fund të lojës me Bylisin. Rezultati ngre kavajasit katër pikë larg dy vendeve të fundit në renditje, të cilat të zbresin automatikisht në Kategorinë e Parë.

Të premten, Shkumbini fitoi 3-2 me Elbasanin. Skëndërbeu-Laçi do të nisë të luhet sot në orën 16:00, ndërsa Flamurtari-Vllaznia e Teuta-Tirana luhen nesër.

Rezultatet e javës së 20 të Superligës Shqiptare

Të premten
Shkumbini-Elbasani    3-2

Sot
Dinamo-Kastrioti        0-0
Besa-Bylis                 2-1
Skëndërbeu-Laçi      16:00

Nesër
Flamurtari-Vllaznia    13:00
Teuta-Tirana            13:00

Klasifikimi
Skuadra                 Ndeshje    Pikë
1. Flamurtari              19        43
2. Skëndërbeu           19        36
3. Vllaznia                 19        35
4. Tirana                   19        31
5. Dinamo                 20        29
6. Laçi                      19        27
7. Shkumbi ni            20        25
8. Teuta                    19        22
9. Besa                     20        22
10. Kastrioti               20        22
11. Bylis                    20        18
12. Elbasani               20        12

Top Channel