Shërimi i Kubicas, me bekimin e Gjon Palit II

12/02/2011 11:20

Robert Kubica, pasi rrezikoi jetën në një aksident të frikshëm një javë më parë në një garë reli, do të ketë ndihmën e një prej polakëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave për t’u shëruar sa më shpejt.

Bëhet fjalë për Papa Gjon Palin II, emri i vërtetë i të cilit është Karol Wojtyla. Njeriu që do të lumturohet nga Vatikani gjatë këtij viti, ndërroi jetë në 2005-n.

Megjithatë, një ikonë me një pikë gjaku nga Papa është ruajtur dhe ajo do t’i dorëzohet përkohësisht Kubicës, në mënyrë që ta ndihmojë në riaftësimin e tij sa më të shpejtë.

Lajmin e bëri të ditur vetë monsinjor Stanislaw Dziwisz, i cili ruan reliken e çmuar në një katedrale në Krakovë. 26-vjeçari është një besimtar i devotshëm katolik dhe kur pësoi një aksident të frikshëm në garën e Kanadasë në vitin 2007, kisha lidhi mbijetesën e polakut me dorën e shenjtë të Gjon Palit.

Top Channel