Palestinë, jep dorëheqjen kryenegociatori

12/02/2011 15:55

Shefi i negociatave palestineze, Saeb Erekat, i cili ka udhëhequr disa bisedime paqeje me Izraelin, tha për BBC se ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Ai kishte deklaruar më parë se do të jepte dorëheqjen, nëse do të mësonte se të dhënat sekrete të botuara në Wikileaks, do të kishin dalë nga zyra e tij.

Nuk dihet nëse lideri palestinez, Mahmoud Abbas, do të pranojë këtë ofertë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që zoti Erekat ka ofruar të japë dorëheqjen.

Top Channel