NBA, Miami-Lakers vazhdojnë marshimin

12/02/2011 12:10

Miami Heat mposhti 106-92 Detroit Pistons në transfertë, duke u shndërruar në kryesues të Konferencës së Lindjes.

Deri përpara ndeshjes, Miami dhe Bostoni ndanin së bashku vendin e parë. Në një ditë nën standartet e zakonshme të LeBron James, ishin gjashtë lojtarë që shënon më shumë se dhjetë pikë.

Wade, Bosh dhe James ishin basketbollistët më rezultativë në “Auburn Hills” për Heats-at, me 24, 17 dhe 16 pikë përkatësisht.

Nga ana e tyre, Los Angelos Lakers vazhduan në serinë e sukseseve në Los Anxhelos, me skuadrën njujorkeze këtë herë si viktimë. Lakers fituan me rezultatin 113-96 dhe falë fitores së katërt radhazi, ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, pas San Antonio Spurs.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Cleveland Cavaliers i dha fund serisë më të keqe në historinë e klubit, duke gjetur fitoren e parë pas 27 humbjesh radhazi. Jamison, me 35 pikë, udhëhoqi Cavs-at në suksesin 126-119 ndaj L.A. Clippers, në një ndeshje të shkuar në shtesë pas barazimit 110-110.

Befasuese humbja e skuadrës më të mirë të këtij sezoni të rregullt, San Antonio Spurs, në stadiumin e Filadelfias. Vendasit fituan me rezultatin 77-71.

Top Channel