Musharraf shpërfill udhër-arrestin

12/02/2011 14:25

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, reagoi nëpërmjet zëdhënësit të tij, pas kërkesës së autoriteteve të Islamabadit për arrestimin në lidhje me çështjen e vrasjes së Kryeministres, Benazir Bhutto, në vitin 2007.

Njeriu që drejtoi vendin aziatik nga në periudhën 1999-2008, i cili jeton në një strehim politik të vetakorduar në Londër (nuk ka asnjë status nga qeveria britanike), i cilësoi si qesharake pretendimet e prokurorëve për ndihmesën e supozuar të atentatit.

Njëkohësisht, ai bëri të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vendlindje, për t’u përballur me akuzat. Zëdhënësi Fawad Chaudhry, deklaroi: “Nuk ka asnjë bazë ku argumentohet urdhër-arresti. Ky është një sulm politik dhe (ish) presidenti nuk ka ndërmend të shndërrohet në një vegël të interesave të ndryshme”.

Gjatë mëngjesit, një gjykatë e antiterrorizmit lëshoi një mandat arresti, pasi “ekzistojnë prova se Musharraf, duke qenë në dijeni të sulmit terrorist ndaj Kryeministres, nuk morri qëllimisht masa për mbrojtjen e saj”.

Një reformatore, gruaja e parë drejtuese e ekzekutivit pakistanz, Bhutto mbeti viktimë e një sulmi të kombinuar me armë dhe bomba, gjatë një fushate zgjedhore në Ravalpindi, në dhjetor 2007.

Top Channel