Mourinho përballë dilemës së sulmit

12/02/2011 14:50

Tre ndeshje përcaktuese presin Realin e Madridit në 11 ditët e ardhshme, Espanyoli (nesër), Levante (19) dhe Lioni (22), ndërsa Mourinho nuk ka ende zgjidhje për dilemën se cili do të jetë sulmuesi titullar mes Adebayor dhe Benzema-së.

Një javë më parë, në fitoren 4-1 në kampionat përballë Sociedadit, ishte afrikani ai që luajti një ndeshje të plotë dhe Mourinho e justifikoi këtë me faktin se Karim-i kishte luajtur në Kupë dhe kishte një ndeshje të rëndësishme me kombëtaren, atë kundër Brazilit.

Togolezi niset në “pole-position” për një vend titullari pasi luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit, ndërsa francezi luajti për 88 minuta kundër Brazilit.

Megjithatë, llogaritë do të ishin kaq të thjeshta nëse do të bëhej fjalë për një ndeshje të vetme. Duke patur parasysh serinë e tre takimeve që presin madrilenët, Jose duhet të bëjë një llogaritje shumë më komplekse.

Ndërkohë, mungesa e pëlqimit të tij ndaj Benzemasë, ka bërë që Liverpooli dhe Arsenali të nisin seriozisht interesimit për francezin dhe zërat konfirmohen edhe nga fakti që madrilenët kanë kërkuar një sulmues me ngulm për sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Arsenali është klubi më I favorizuar për të nënshkruar me francezin, pasi ai mund t’i ofrohet topçinjve së bashku me një paketë financiare, në këmbim të Fabregas-it.

Top Channel