Lavigne “divorcohet” me pamjen adoleshente
12/02/2011 09:40
Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, ka lënë përfundimisht pas imazhin e një vajze adoleshente, ndërsa pozoi për disa fotografi seksi të botuar në revistën italiane “Vanity Fair”.
Në njërën prej fotografive, këngëtarja e “Skater Boy”, kishte shkuar deri atje sa të pozonte vetëm me veshjet intime.
Kanadezja më pas fotografohet në pozicione të ndryshme, përfshi njërin ku qëndron mbi një tavolinë gatimi, duke ekspozuar hiret e saj.
Pasi fitoi famë duke u bërë një ikonë për adoleshentët, kjo edhe falë stilit e moshës së saj, 26-vjeçarja duket e vendosur që të bëjë përfundimsisht kalimin në një grua edhe në preferenca apo stil.
Top Channel