Aktorja hollivudiane, Mila Kunis, deklaroi se ka vuajtur në moshën e saj të fëmijësirë për shkak të paraqitjes.
27-vjeçarja e “Black Swan” konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse në Hollivud dhe vlerësohet si një Angeline Jolie e ardhshme.
Megjithatë, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu për aktoren me origjinë ukrainase. Në një revistë rozë, ajo deklaroi sot: “Kur isha e vogël, kisha një fytyrë qesharake dhe të gjithë më tallnin.
Shkoja në shtëpi duke qarë dhe pyesja prindërit se përse kam sy të mëdhenj. Ata nuk dinin çtë bënin me mua në atë kohë”.
Kunis, e cila ka rolin e një balerine në filmin e saj të fundit, shtoi: “Nuk kam kërcyer kurrë më parë në jetën time. Jam stërvitur për muaj, shtatë ditë në javë dhe humba 10 kilogramë, në mënyrë që të bëhesha gati për filmin”.
Top Channel