Kili, tjetër tërmet i fuqishëm

12/02/2011 12:20

Një tjetër lëkundje tërmeti, me fuqi 6.3 ballë i shkallës Rihter, është verifikuar në brigjet e Kilit, pas asaj të djeshme 6.8 ballë që u regjistrua në të njëjtën zonë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave lëkundja sizmike u lokalizua 69 kilometra larg qytetit Konsepsion.

Dy tërmetet, sipas raportimeve të autoriteteve kiliene, nuk kanë shkaktuar viktima dhe dëme, por vetëm panik tek banorët.

Top Channel