Jemen, policia shpërndan protestuesit

12/02/2011 12:35

Trupat policore në Jemen goditën me shkopa gome, arrestuan disa dhjetëra persona dhe shpërndanë një turmë njerëzish në kryeqytetin Sana, të cilët festonin për largimin e Mubarak-ut dhe kërkonin ikjen e presidentit të tyre.

Sipas AFP-së, situata e tensionuar u krijua përpara rrugës ku janë të vendosura ambasadat, ndërsa protestuesit kërkonin që të mbërrinin deri përpara përfaqësisë egjiptiane.

Ashtu si presidenti Mubarak, edhe lideri i Jemenit, presidenti Saleh, ka qenë në drejtimin e vendit më të varfër arab që prej tre dekadash. Ai premtoi disa ditë më parë se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2013.

Sipas dëshmitarëve, ishin disa mijëra pjesëmarrësit në demonstratë.

Top Channel