Itali, thellohet kriza e klandestinëve

12/02/2011 11:00

Vazhdon për të disatën ditë me radhë alarmi i zbarkimeve klandestine në Itali, me 100 persona të zbarkuar gjatë natës dhe dhjetëra të tjerë të pritur sot.

Siç informon Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, shumica e klandestinëve kanë origjinë tuniziane, ndërsa numri total i atyre që kanë mbërritur në “tokën e premtuar”, nga e mërkura deri të shtunën, është prej 2 700 personash.

Me trazirat që janë duke ndodhur në vendet e Afrikës së Veriut, autoritetet italiane i druhen mundësisë që fluksi të vazhdojë, çka do të vendoste në kolaps sistemin e mbipopulluar të qëndrave të pritjes së emigrantëve.

Me qeverinë tuniziane dhe algjeriane në krizë, kontrollimi i ujrave është bërë tepër i vështirë prej autoriteteve. Sipas dëshmive të klandestinëve, në portet kryesore, peshkatarët janë të gatshtëm të ngjisin në barkë këdo që është në gjendje të paguajë 2 000-2 500 dollarë.

Top Channel