Irak, kamikaz vret 27 pelegrinë shiit

12/02/2011 15:35

Një kamikaz hodhi veten në erë në Irak gjatë drekës, duke vrarë të paktën 27 pelegrinë shitë.

Kamikazi ishte infiltruar në autobuzin që transportonte pelegrinët, pranë qytetit me shumicë sunite të Samarrës, në veri të Bagdadit.

Sipas Agjensisë “Reuters”, një numër i madh femrash dhe fëmijësh janë midis viktimave. Dhuna në Irak ka pësuar rënie që nga pika kulmore e viteve 2006-07, por kamikazët vazhdojnë të jenë një fenomen i zakonshëm në vend.

Top Channel