Fotoja e vitit, imazhi i “skllaves†afgane
12/02/2011 15:05
Një gazetare afrikanojugore, Jodi Bieber, fitoi çmimin e Fotos në të Mirë të Vitit 2010, për pozën e Aisha Bibi-t, një të reje afgane, të cilës iu pre hunda dhe veshët nga bashkëshorti për mosbindje.
Fotografia është një imazh i qartë i kushteve të skllavërisë në të cilën jetojnë gratë në Republikën Islamike të Afganistanit.
Bieber ishte fituese edhe e çmimit të vjetshëm të “World Press Photo”, për imazhin e protestave të natës në Teheran.
”Kjo foto mund të shndërrohet në një prej atyre dhjetë pamjeve që një njeri nuk harron kurrë gjatë jetës”, deklaroi një antar i jurisë, David Burnett.
Top Channel