Elisabeth Taylor në spital, simptoma infarkti

12/02/2011 10:00

Një prej ikonave të Hollivudit, Elisabeth Taylor, u dërgua me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit, pasi iu shfaqën simptomat përpara një infarkti.

Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësi i saj, një ditë pasi ndodhi ngjarja. 78-vjeçarja është duke u kuruar dhe nuk dihet sa kohë do të qëndrojë në spital.

Zonja Taylor ka një histori të gjatë problemesh mjekësore dhe iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër në vitin 2009.

Ajo duhet të ishte të mërkurën në Nju Jork për të marrë një çmim mirënjohjeje për aktivitetin e saj në luftën kundër HIV/Aids, por mungoi në eveniment. Sër Elton John tërhoqi çmimin në emrin e saj.

Elizabeth është fitues e dy çmimeve Oscar dhe disa nominimeve të tjera për çmimin e Aktores më të Mirë Protagoniste. Ajo fitoi në vitin 1961 me filmin “Butterfield” dhe në 1967-n, me “Ëho is Afriad of Virginia Ëolf?”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA