Algjeri, rritet tensioni në protesta

12/02/2011 10:45

Rritet tensioni në Algjeri, me turmat që po grumbullohen në shesh për të protestuar dhe policinë që ka kryer arrestimet e para.

Agjensia e Lajmeve “ANSA” raporton se ndonëse e drejta e protestimit është e ndaluar me ligjin algjerian, me dhjetëra mijëra njerëz janë duke u mbledhur në sheshin 1 maji të kryeqytetit Algjer.

Një kordon i madh policie është vendosur përpara institucioneve të rëndësishme. Ndërkohë, partitë e opozitës dhe sindikatat bëjnë thirrje për reforma ekonomike, por disa kanë shqiptuar edhe nevojën për ndërrimin e sistemit.

Top Channel