17-vjeçari, pranë rekordit të 5 000 metrave

12/02/2011 13:40

Një 17-vjeçar kenian, Isian Kiplangat Koech, iu afrua shumë pranë hyrjes në histori, pasi regjistroi kohën e 12 minutave e 53’29 sekondave, në garën e 5 000 metrave.

Në garën e të rinjve të zhvilluar në mbrëmjen e fundit në Dyseldorf, adoleshenti regjistroi kohën e katërt më të mirë të historisë, me një diferencë prej vetëm tre sekondash e gjysmë me rekordin e Bekeles.

Tërësisht i panjohur deri përpara kësaj gare, Koech duket se i ka të gjitha cilësitë që të shndërrohet në një prej kampionëve të mëdhenj të së ardhmes.

Top Channel