Schumacher dominon në Jerez

11/02/2011 19:45

Michael Schumacher, piloti i Mercedes, ka qenë sot më i shpejti në ditën e dytë të provave në pistën e Jerez (Spanjë).

Shtatë herë kampioni i botës ka regjistruar kohën 1.20.352 dhe ka bërë 112 xhiro rreth pistës.

Kohën e dytë më të mirë e regjistroi Felipe Massa (Ferrari), i cili bëri 116 xhiro.

Në vend të tretë për ditën e sotme të provave u rendit piloti i McLaren Mercedes, Jenson Button.

Ja dhe rezultatet e provave:

1.Michael Schumacher (Mercedes) … 1.20.352 (112xhiro)
2.Felipe Massa (Ferrari) ………. 1.20.413 (116)
3.Jenson Button (Mclaren) …….. 1.21.009 (69)
4.Jaime Alguersuari (Toro Rosso) …… 1.21.214 (72)
5.Mark Ëebber (Red Bull) ………. 1.21.613 (113)
6.Adrian Sutil (Force India) ….. 1.21.780 (73)
7.Sergio Pérez (Sauber) ……….. 1.21.857 (56)
8.Timo Glock (Virgin) …………. 1.22.208 (57)
9.Vitaly Petrov (Lotus Renault) … 1.22.493 (65)
10.Pastor Maldonado (Ëilliams) ….. 1.22.591 (37)
11.Jarno Trulli (Lotus) ………… 1.23.216 (40)

 

Top Channel