Rusi, sms me pjesët e Biblës
11/02/2011 14:50
Kisha Ortodokse Ruse ka mirëpritur ftesën e liderit të Kremlinit, Dmitri Medvedev për të modernizuar vendin me një shërbim të ri fetar.
Shërbimi në fjalë parashikon mesazhe në formë sms-je për t’iu dërguar besimtarëve pjesë të Biblës dhe citime të shenjtorëve.
Shërbimi, i quajtur “Fjala e Mirë”, numëron deri tani plot 2 mijë të abonuar, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Cdo mëngjes, një prift zgjedh personalisht dy pjesë nga Shkrimet e Shenjta për t’ua dërguar abonentëve, disa prej të cilëve përgjigjen.
Top Channel