Rummenigge: Objektivat e Bayern, në rrezik

11/02/2011 16:30

Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Këshillit Drejtues të Bayern Munchen, pranoi në revistën e klubit se objektivat minimalë të klubit gjerman për këtë sezon janë në rrezik.

“Pikët që kemi humbur në ndeshjet brenda në kampionat kanë bërë që objektivat tona të jenë në rrezik”, u shpreh Rummenigge.

Bayern Munchen renditet aktualisht në vendin e pestë në Bundesligë, 15 pikë pas kryesuesve të Borussia Dortmund.

“Tashmë kampionati është humbur dhe objektivi i Bayern është vendi i dytë në Bundesligë në mënyrë që të kualifikohemi direkt për në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër. Por, edhe kjo duket e vështirë”, shtoi Rummenigge.

Ekipi bavarez gjendet tre pikë larg vendit të dytë, Bayer Leverkusen.

Top Channel