Reali, 60 milion euro për Fabregas-in

11/02/2011 10:45

Reali i Madridit ka rritur në 60 milion euro ofertën e tij për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, informoi mëngjesin e sotëm e përditshmja “Marca”.

Lëvizja erdhi pasi një ofertë e mëparshme prej 45 milion eurosh u barazua nga Barcelona, destinacion ky i preferuar për lojtarin e rritur në akademinë e katalanasve.

Në Madrid, 23-vjeçarin e konsiderojnë si plotësuesin më të mirë të cilësive të Ksabi Alonso-s në mesfushë, të aftë për të krijuar një partneritet të ngjashëm me atë Iniesta-Xavi.

Përveç parave, Reali ka edhe një kartë më shumë për të joshur “topçinjtë”. Ata mund t’i ofrojnë Arsenalit edhe kartonin e Karim Benzema, i shumëdëshiruar prej trajnerit Wenger kur francezi mbronte fanellën e Lyon-it.

Top Channel