Rafael Nadal i rikthehet stërvitjes

11/02/2011 11:20

Numri një i tenisit mashkullor, Rafael Nadal, u rikthye në stërvitje pas tërheqjes muskulare që pësoi dy javë më parë përballë David Ferrer, dëmtim që i kushtoi eliminimin në çerekfinalet e Australian Open.

”Ishin ndjesitë e para të Nadal-it në fushë dhe ato qenë të mira. Ndërkohë, është stërvitur çdo ditë në palestër”, deklaroi xhahai i tij Toni, në një program spanjoll mbrëmjen e shkuar.

Nadal do të rikthehet të luajë në ndeshjet e Kupës Davis në mars, kur kombëtarja spanjolle të sfidohet në Sharlërua nga përfaqësuesja belge.

Kjo do të jetë edhe prova e përgjithshme për numin një, përpara se të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Masterin e Los Anxhelosit dhe Majemit.

Top Channel