Mubarak delegon pushtetin tek Suleiman

11/02/2011 02:40

Gjatë fjalimit të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, presidenti egjiptian Hosni Mubarak njoftoi edhe delegimin e pushtetit të zëvendësi i tij, Omar Suleiman.

Suleiman në një intervistë televizive, menjëherë pas fjalës së Mubarak ka ftuar gjithë protestuesit egjiptianë që të ndalin manifestimet e të kthehen në shtëpitë e tyre. Ai tha se tashmë për Egjiptin “nisi historia”. Zv.presidenti egjiptian u zotua gjithashtu për një transferim pushteti paqësor e në bazë të ligjeve vendase.

Por, ky delegim i pushtetit duket se ka pështjelluar reagimin ndërkombëtar. Uashingtoni dhe Brukseli shprehen të zhgënjyer nga lëvizja e Mubarak, por edhe të ‘coroditur’ pasi nuk po kuptojnë se kush e ka në të vërtetë që tani e tutje pushtetin në Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA