Kina ngushton marrëdhëniet me Zimbabven

11/02/2011 08:25

Ministri i Jashtëm KInez, Yang Jiechi, mbërriti në mëngjes në Zimbabve, nga ku do të nisë një tur në pesë vende afrikane.

Ai e cilësoi atë që është një prej vendeve më të varfëra në botë si një “vëlla të mirë” të Kinës, pavarësisht se vendi drejtohet nga një diktator si Robert Mugabe.

Marrëdhënit e Kinës me regjime që janë bërë objekt sanskionesh ndërkombëtare ka qenë një burim polemikash, por Kina gjithmonë ka mbrojtur rolin e saj ekonomik në Afrikë, duke thënë se politika nuk duhet të ngatërrohet me interesat ekonomikë.

I kuatuar nga BBC, Yang deklaroi në mbërritjen e tij se “Kina është e gatshme të zgjerojë më shumë bashkëpunimin politik dhe ekonomik, në mënyrë që të thellojë marrëdhëniet midis dy popujve”.

Të dhënat e Agjensisë Kombëtare të Statistikave sugjerojnë se Kina eksportoi mallra me vlerë 160 milion dollarë në Zimbabve në vitin e shkuar, por Pekini ka ndërmend të shpenzojë 10 miliard dollarë në sistemin e minierave të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA