Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt njoftoi pak më parë për heqjen e gjendjes 30-vjeçare të statusit të emergjencës, sapo situata aktuale të përfundojë.
Deklarata televizive erdhi ndërsa me mijëra protestues janë bashkuar në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit Kajro.
Situata është shumë e tensionuar, pasi njerëzit janë të indinjuar nga deklarata e mbrëmshme e presidentit Mubarak, që theksoi se nuk do të japë dorëheqjen.
Në fjalën e drejtuesve të lartë ushtarakë u garantuan edhe zgjedhje të lira dhe të drejta presidenciale, ndryshime kushtetuese dhe si dhe mbrojtja e shtetit.
Në deklaratën e ushtrisë shkruhej edhe se “njerëzit duhet të rifillojnë jetën e tyre të përditshme, pasi është në interesin e vendit dhe të njerëzve tanë të lavdishëm që institucionet të rifillojnë sa më shpejt nga puna”.
Top Channel