CIA paralajmëron për rrezikun koreanoverior

11/02/2011 08:45

Përfaqësues të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut fajësuan njëri-tjetrin për prishjen e bisedimeve ushtarake në fillimin e javës, ndërsa shefi i CIA-s paralajmëroi për rrezikun serioz që potenciali bërthamor i Penianit paraqet për paqen në Azinë Lindore.

Në disa deklarata të shfaqura gjatë mëngjesit në “Associated Press”, drejtori i Agjensisë Qëndore të Inteligjencës, James Clapper, theksoi: “Siç tregoi sulmi i Penianit mbi një luftanije në mars 2010, Korea e Veriut është në gjendje të ndërmarrë operacione ushtarake, që kërcënojnë stabilitetin në rajon.

Kim Jong-il (diktatori i vendit) mund të ndiejë nevojën për të bërë provokime të reja për të arritur objektiva strategjikë dhe për të portretizuar Kim Jong-un (të birin), si një lider të ri, të fortë dhe energjik, sidomos nëse ndien se besnikëria e elitës drejtuese të vendit po lëkundet”.

Korea e Veriut fajësoi qëndrimin agresiv të Seulit për tërheqjen e saj nga bisedimet ushtarake dhe theksoi se nuk është e gatshme të angazohet në bisedime, nëse fqinjët jugorë nuk do të paraqisin një vullnet serioz për zgjidhje.

Seulit reagoi duke theksuar se oferta e tij për bisedime ushtarake është në fuqi, por asnjë bisedim nuk mund të nisë, nëse nuk ndahet përgjegjësia për sulmin mbi një luftanije dhe një ishull, që shkaktuan së bashku 50 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA