“Azem Galica” vjen në Tiranë

11/02/2011 15:45

Pas suksesit në Prishtinë, filmi “Azem Galica” vjen edhe në Tiranë në sallat e kinemave të rrjetit “Imperial”.

Një film i gjinisë dramë dhe aksion i regjisorit nga Kosova Halil Budakova, i cili interpreton edhe rolin e Azem Galicës.

Kasti i aktorëve përbëhet nga emra të njohur të kinemasë vendase e asaj kosovare, mes të tjerësh Reshat Arbana, Merita Budakova, Cun Lajçi, Enver Petrovski.

Me skenar të Zymber Kelmendit, sipas autorëve, filmi ka përmbajtje historike dhe biografike të ndërthurura me elemente “fiction”, që rrëfejnë figurën e heroit kombëtar, Azem Galica.

“Shqiptarët që janë 30-40 vjeç e dinë historinë e Azem Galicës, por të rinjtë jo. Mesazhi im është që të tregoj një figurë kombëtare që ka luftuar për Kosovën. Historia e Kosovës nuk ka filluar sot, por ka shekuj që ka filluar”, u shpreh regjisori Halil Budakova.

Filmi “Azem Galica” do të shfaqet nga e premtja në “Kinema Imperial”, pranë Sheraton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA