Sërish probleme me alkoolin për Adrianon

10/02/2011 02:15

Problemet nuk kanë të sosur për sulmuesin e Romës, brazilianin Adriano. Këtë radhë lojtarit verdhekuq i është hequr patenta në Brazil.

“Perandori” është ndaluar nga një postobllok policie me makinën e tij gjatë një kontrolli rutinë. Ai ka refuzuar të kryejë tëstin e alkoolit. Menjëherë pas kësaj, policia braziliane i ka hequr patentën.

Adriano ndodhet në Brazil për t’u riaftësuar pas një dëmtimi në shpatull, por problemi i fundit për të, risjell në vëmendjen e të gjithë fansave të tij, risjell në vëmendje edhe njëherë problemet e tij me alkoolin, të cilat pas rikthimit në Europë, ai u zotua se i kishte lënë pas.

Top Channel