Ruud Gullit përfundon në Çeçeni

10/02/2011 16:40

Ish-ylli i futbollit holandez, Ruud Gullit, u prezantua mëngjesin e sotëm në Çeçeni si trajneri i ri i skuadrës vendase, ndërsa një turmë e madhe tifozësh i dhanë mirëseardhjen në mes të brohotitjeve.

48-vjeçari që ka drejtuar më parë Chelsea, Newcastle apo Feyenoord, pranoi një kontratë 18-mujore për të drejtuar klubin që militon në kategorinë e parë ruse.

Lajmi i mirë për holandezin është se skuadra nuk do të qëndrojë në Çeçeni, por në një resort luksoz rus, 250 kilometra në perëndim.

I pyetur për pamjen e kryeqytetit çeçen Grozni, ku shkatërrimi i lufrave për pavarësi në vitet 1990 është ende shumë i dukshëm, Gullit u shpret me nota optimiste:

”A më duket një vend i tmerrshëm? Kam qenë edhe në zona shumë më të këqija, të rrezikshme dhe të varfëra se Çeçenia. Kam qenë në Darfur dhe kam parë mjerimin e tejskajshëm të njerëzve atje”.

Terek Grozny i mbijetoi rënies në kategorinë e dytë një vit më parë duke përfunduar i 12-ti, në kampionatin rus me 16 skuadra. Ata do të nisin kampionain përballë kampionëve në fuqi, Zenit St Petersburg-ut në 10 mars.

Gullit nuk pranoi të zbulonte shumën që do të përfitojë në një vit e gjysmë që do të drejtojë klubin, ndërsa theksoi se nuk ka ardhur në Grozni për të fituar para, por vetëm për të ngritur Terekun në majat e futbollit rus.

Top Channel