Ricky Martin, Çmimi Gay i Vitit

10/02/2011 19:45

Këngëtari i famshëm spanjoll, Ricky Martin, do të marrë çmimim më të rëndësishëm vjetor që jep organizata e homoseksualëve dhe lesbikeve amerikane, pasi pranoi një vit më parë se është gay.

Shoqata e quajtur shkurtimisht GLAAD, nderon me çmimin Vito Russo të gjithë ata homoseksualë që luftojnë publikisht për të drejtat e barabarta.

”Pranimi i homoseksualitetit nga Ricky ishte një lajm inkurajues për shumë homoseksualë dhe transeksualë të rinj me origjinë latine”, shkruhej në deklaratën e GLAAD, publikuar gjatë pasdites.

Martin do të marrë çmimin prestigjioz në një ceremoni që do të zhvillohet në Nju Jork muajin e ardhshëm.

Aktorja fituese e Çmimit Emmy, Kristin Chenoweth, gjithashtu do të nderohet, pasi kritikoi një artikull të “Newsweek”, ku shkruhej se aktorët gay nuk mund të luajnë bindshëm në rolin e njerëzve heteroseksualë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA