Reali, klubi më i pasur në botë

10/02/2011 16:25

Reali i Madridit u rendit në vendin e parë midis 20 klubeve të futbollit më të pasur në botë, për të gjashtin vit radhazi, bëri të ditur sot kompania e auditimeve financiare, Deloitte.

Ndërkohë, në një sport ku investohen gjithmonë e më shumë para, të ardhurat e përbashkëta të 20 klubeve më të pasura kanë kaluar për herë të parë nivelet e katër miliardë eurove.

Rivalët kryesorë të madrilenëve, Barcelona, renditet në vendin e dytë, ndërsa Manchester United është klubi i tretë më i pasur në botë.

Midis skuadrave që bënë hapin më të madh përpara, ishte Manchester City, që nga vendi i 20 i një viti më parë, u ngjit menjëherë në të 11-in.

Të katërt gjigantët e futbollit anglez, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool renditeshin midis dhjetë skuadrave më të pasura në botë, së bashku me tre italianet.

Midis 20 klubeve më të pasur shihen vetëm skuadra të pesë kampionateve kryesore europiane, me shtatë skuadra angleze, nga katër italiane dhe gjermane, tre spanjolle si dhe dy franceze.

Lista e 20 klubeve më të pasura për vitin 2010
1. Real Madrid            438,6 mln euro
2. Barcelona               398,1
3. Manchester Utd.      349,8
4. Bayern Munich        323,0
5. Arsenal                  274,1
6. Chelsea                 255,9
7. Milan                     235,8
8. Liverpool               225,3
9. Inter                     224,8
10. Juventus              205,0
11. Manchester City    152,8
12. Tottenham           146,3
13. Hamburg             146,2
14. Lyon                   146,1
15. Marseille              141,1
16. Schalke               139,8
17. Atletico M.            124,5
18. Roma                  122,7
19. Stuttgart              114,8
20. Aston Villa           109,4

Top Channel