Pas Tunizisë dhe Egjiptit, fryma e protestave mund të përfshijë edhe Libinë.
Të pakten kështu shkruhet në gazetën më autoritare të botës arabe Al Sharq Al Ausad, e cila lajmëron se opozita po përgatitet të organizojë një demonstratë të madhe kundër Gedafit më 17 shkurt.
Protesta e ashtuquajtur “Dita e zemërimit” ka vënë në lëvizje qeverinë, ku Gedafi prej 3 ditësh ka mbledhur politikanë e gazetarë. Shtypi vendas shprehu shqetësimet për protestën duke renditur shqetësmet që lidhen me kaosin që mund të pushtojë vendin.
Gedafi ka zhvilluar një sërë takimesh me studentët në vend, ku ka kritikuar televizionin arab, Al Jazeera se ka nxitur protestat në Egjipt. Duke komentuar ngjarjet në këtë vend, udhëheqësi i Libisë është shprehur se është e gabuar të merreni me Mubarakun, është aq i varfër sa s’ka para as për të blerë rroba, jo pak herë e kemi ndihmuar. Cfarë po i ndodh Egjiptit sot, tha Gedafi, nuk është gjë tjetër vecse vepër e shërbimeve sekrete izraelite.
Top Channel