Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në prokurori deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, nën akuzën e ushtrimit të dhunës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë grupit të PD, sipas të cilave Prenga akuzohet konkretisht për goditje për shkak të detyrës.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti Prenga goditi kolegun demokrat Edi Paloka, gjë që ka shkaktuar më pas konfrontime mes shumë deputetëve.
Më herët, byroja parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë vendosi përjashtimin me 15 ditë nga seancat dhe komisionet deputetët Prenga, Tahiri dhe Stërkaj, të konsideruar si përgjegjës për dhunën.
Nga ana e saj, Partia Socialiste ka reaguar duke paditur në Prokurori ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, me akuzën e “kërcënimit për shkak të detyrës”.
Top Channel