Pakistan, atentat në Mardan, 23 të vdekur
10/02/2011 08:55
Një shpërthim ka ndodhur në një kazermë në Mardan, në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar 23 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Kamikazi, një adoleshent i veshur me uniformë, është hedhur në erë në kopshtin e një baze ushtarake, ndërsa ishte duke u zhvilluar një seancë stërvitore e rekrutëve.
Baza e goditur është ajo e regjimentit të Punjab, një trup shumë e famshme, që ka qenë edhe në 2006 teatër i akteve terroriste dhe gjendet në një zonë që në të shkuarën dominohej nga talebanët.
Top Channel