Melo: Me Interin, fitore me çdo kusht

10/02/2011 20:40

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Interin, duke theksuar se fitorja është e detyrueshme për skuadrën e tij.

”Ndeshjet me Interin janë gjithmonë shumë të ndiera dhe speciale”, deklaroi braziliani për Juventus Channel. “Është derbi i Italisë dhe përveçse ndikon tek klasifikimi, ndikon mbi të gjitha për moralin.

Një humbje mund të të demoralizojë, ndërsa një sukses mund të të rikthejë në garë. Ne po stërvitemi mirë dhe shumë fort, sepse duam që të fitojmë me çdo kusht. Është ende herët për të thënë se ku mund të mbërrijmë, pasi përfundimet nxirren pas dy muajsh”.

Top Channel