Ish-krahu i djathtë i Julian Assange, Domscheit Berg, e cilësoi njeriun që ka publikuar sekrete të administratës amerikane si tërësisht të papërgjegjshëm, ndërsa theksoi se disa herë e ka kërcënuar se do ta vriste.
Një libër i Berg, i titulluar “Brenda Wikileaks: Koha ime me Julian Assange në faqen e internetit më të rrezikshme në botë”, shkruante gjithashtu se australiani shpiku se ai po tregonte sekretet jashtë, për ta larguar nga puna në shtator 2010.
Asnjë punonjës brenda Wikileaks nuk ka bërë asnjë koment rreth librit të dalë në shitje më parë gjatë ditës.
”Disa herë ai më ka kërcënuar shumë seriozisht, duke më thënë që ose do të më vriste ose do të më shkatërronte si njeri. Disa herë kemi patur mosmëarrvëeshje shumë serioze mbi mënyrën se si do të funksiononte puna”, shkruante Berg.
”Shumë të dhëna të botuara prej tij nuk ishin redaktuar dhe të dhëna për burimet mund të përmbaheshin në to. Këtu kemi të bëjmë të flasim për jetën e burimeve tona. Kjo ishte tërësisht e papërgjegjshme”.
Top Channel