Irlandë, bie avioni, gjashtë të vdekur

10/02/2011 14:50

Gjashtë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një avioni të vogël në jug të Irlandës.

Autoritetet e aeroportit Cork, ku ndodhi aksidenti, thonë se shikueshmëria në zonë ishte aq e ulët sa vetëm mund të dëgjonin zhurmën e përplasjes, por nuk shihnin dot asgjë.

Avioni u rrëzua gjatë përpjekjes së tretë për ulje, duke shkaktuar një zjarr të madh, ndërsa copa metali u përhapen në një rreze të gjerë.

Zyrtarë të lartë irlandezë u shprehen të shokuar nga ngjarja tragjike e i dërguan ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave.

Mësohet se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritikë për jetën.

Departamentit vendas i Transportit ka vendosur të nisë menjëherë një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA