Egjipt, mjekët i bashkohen protestave
10/02/2011 15:05
Mjekët dhe punonëjsit e tjerë spitalorë i janë bashkuar protestave antiqeveritare në Egjipt, të cilat vazhdojnë në javën e tretë të tyre.
Sipas agjensive të huaja të lajmeve, spitali kryesor i Kajros u mbyll nga një grevë dhe më shumë se 3 000 mjekë dhe infermierë dolën në sheshin Tahrir për t’u bashkuar me protestuesit.
Protestat morrën edhe më shumë vrull gjatë ditës, pasi Ministri i Jashtëm Egjiptian kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qëndrimin e mbajtur që nga fillimi i krizës.
Me mijëra njerëz po protestojnë në qytetet kryesore të Egjiptit që prej datës 25 janar, duke i kërkuar presidentit Hosni Mubarak që të japë dorëheqjen.
Top Channel