Bakshishet e VIP-ave
10/02/2011 12:10
Personat e famshëm janë shumë bujarë dhe gjithmonë kemi dëgjuar për bakshishet e majme që lënë.
Rasti i fundit është ai i Brendan Fraser i cili pasi bëri një seancë pedikyri në një qendër estetike që kushtonte 16 dollarë, pagoi shumën e 60 dollarëve.
Por, ka shumë VIP-a të tjerë të cilët ia kanë kaluar aktorit Fraser.
Jay-Z i ka lënë bakshish 200 dollarë një kamarieri gjatë një darke romantike me bashkëshorten e tij Beyonce në një restorant në Londër.
Matt Damon nga ana e tij, ka lënë bakshish 400 dollarë në një restorant në New York.
Por, vendin e parë për bujari e mban aktori Johnny Depp, i cili në vitin 2009 ka lënë bakshish në një restorant në Chicago as më pak e as më shumë se 4 mijë dollarë.
Top Channel